Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Faleminderit i dashur Viktor. Ju pres në Tiranë!

Rama: Faleminderit i dashur Viktor. Ju pres në Tiranë!

Kryeministri Edi Rama falënderoi për mesazhin kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili uroi kryesocialistin për fitoren në zgjedhje. Rama shkruan se e mirëpret zotin Orban në Samitin e EPC-së, në Tiranë.

"Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor. Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë së bashku në interesin më të mirë të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE - një kauzë që ju e keni mbështetur prej kohësh.

Dhe po, mezi pres t'ju mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas takimit fantastik që patëm të gjithë së bashku në Budapest vetëm gjysmë viti më parë - ku ju e vendosët standardin shumë lart, miku im", shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net