
Zjerm nga Shkodra në Basel! Shqipëria sfidon Evropën me ritme elektronike
E Martë 13 Maj 2025, 20:08
Dritare.net
Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Eurovision Song Contest 2025 në St. Jakobshalle, Basel, Zvicër. Spektakli nis në orën 21:00.
Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, dhe do të performojë e 12-ta në radhë gjatë kësaj nate.
Nga 15 vendet pjesëmarrëse në këtë gjysmëfinale, vetëm 10 do të kualifikohen për në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, më 17 maj./K.C/dritare.net

















