Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Von der Leyen uron Ramën për fitoren: Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt BE

Von der Leyen uron Ramën për fitoren: Shqipëria ka bërë

Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn përgëzoi Ramën për rezultatin zgjedhor. Zonja von der Leyn përgëzoi progresin që Shqipëria ka bërë nën drejtimin e tij në rrugën drejt integrimit europian.

"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan Presidentja e Komisionit Europian./L.F-dritare.net