
Jorida Tabaku në avantazh ndaj Ilir Alimehmetit! Si është diferenca me vota
E Mërkurë 14 Maj 2025, 15:03
Dritare.net
Në garën në Tiranë për një mandat në Kuvend Jorida Tabaku ka kaluar në avantazh kundrejt Ilir Alimehmeti. Tabaku deri më tani, nga numërimi i votave preferenciale, ka marrë 4990 vota, ndërsa Alimehmeti ka marrë 4977 vota.
Siç duket nga numërimi i deritanishëm Jorida Tabaku është në avantazh me vetëm 13 vota. Deri më tani në bashkinë e Tiranës janë numëruar 381 nga 1282 kuti votimi.
Diferenca mes dy kandidatëve është e vogël dhe kutitë e votave nuk janë numëruar të gjitha, e si rrjedhojë ky rezultat mund të ndryshojë deri në hapjen e kutisë së fundit./L.F-dritare.net

















