Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Vlorë. Ja 12 deputetët e PS që do hyjnë në Parlamentin e ri!

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Vlorë. Ja 12

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës. Tanimë kemi një rezultat të qartë se kush do të jenë deputetët e ardhshëm të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Parlamentin e ri.

Duke qenë se fituesja e qarkut ishte Partia Socialiste, kjo e fundit ka fituar 9 mandate, ndërsa Partia Demokratike 3 mandate.

Nga kampi rozë, janë 4 deputetë nga lista e mbyllur dhe 5 nga lista e hapur.

Më poshtë kemi listuar deputetët e mundshëm socialistë të qarkut Vlorë:

1. Bledi Çuçi, nga lista e mbyllur

2. Pirro Vengu, nga lista e mbyllur

3. Zamira Sinaj, nga lista e mbyllur

4. Erjona Ismaili, nga lista e mbyllur

Lista e hapur:

5. Damian Gjiknuri, nga lista e hapur me 10.031 vota

6. Vullnet Sinaj, nga lista e hapur me 8.757 vota

7. Ardit Bido, nga lista e hapur me 7.360 vota

8. Vasil Llajo, nga lista e hapur me 4.894 vota

9. Brunilda Mersini, nga lista e hapur me 4.892 vota.

Duke qenë se Partia Demokratike ka vetëm 3 mandate, të vetmit që do mund të fusë në Kuvend nga ky qark janë kandidatët nga lista e mbyllur, si Ina Zhupa, Vangjel Dule dhe Bujar Leskaj./K.C/dritare.net