Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja çfarë i shkruan Zelensky, Ramës në urimin e fitores!

Ja çfarë i shkruan Zelensky, Ramës në urimin e fitores!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përgëzuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë për fitoren e bindshme në zgjedhjet e fundit. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky uroi Ramën për suksesin dhe vlerësoi pozicionin e fortë të Shqipërisë për paqen afatgjatë në Ukrainë, duke theksuar nevojën për një armëpushim të plotë dhe pa kushte si mënyrë për të arritur paqen.

“Shumë urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbimin ndaj popullit shqiptar. Vlerësojmë pozicionin tuaj të qartë dhe të palëkundur për nevojën e paqes afatgjatë për Ukrainën që mund të arrihet përmes një armëpushimi të plotë dhe pa kushte. Shpresoj të forcojmë më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona për dobinë e të dy popujve tanë.”, shkruan Zelensky./K.C/dritare.net