Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Partia e vogël që i mori një mandat në Tiranë, koalicionit të Berishës!

Partia e vogël që i mori një mandat në Tiranë,

Partia Demokratike (PD) humbi një mandat në qarkun e Tiranës, në një kohë kur numërimi është drejt përfundimit.

Fillimisht, PD-ja kishte siguruar 14 mandate në këtë qark, por pas numërimit të mëtejshëm të votave, përfshirë edhe ato të diasporës, mandati i 14-të kaloi në favor të partisë "Mundësia", e drejtuar nga Agron Shehaj.

Si rezultat, PD-ja përfundoi me 13 mandate në Tiranë, ndërsa "Mundësia" arriti të sigurojë dy mandate në këtë qark.

Në nivel kombëtar, PD dhe aleatët e saj siguruan gjithsej 50 mandate, duke shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme./K.C/dritare.net