Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Samiti më 16 maj, Këshilli Evropian publikon programin

Samiti më 16 maj, Këshilli Evropian publikon programin

Shqipëria është gati të presë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku do të mbledhë në zemër të kryeqytetit dhjetëra liderë nga e gjithë Europa.

Këshilli i Evropës ka publikuar agjendën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë. Samiti është i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

"Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të mbahet të premten më 16 maj te Sheshi Skënderbej në Tiranë, Shqipëri. Bashkë-mikpritur nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eventi do të sjellë së bashku liderët nga e gjithë Evropa.


Tema e takimit është "Evropa e re në një botë të re: unitet - bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Bashkë me Presidentin Kosta, BE-ja do të përfaqësohet edhe nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas. Samiti do të ketë sesione plenare hapëse dhe mbyllëse, me tryeza tematike paralele dhe takime dypalëshe në mes tyre", thuhet në njoftim.


Më poshtë renditet axhenda zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë për ditën e premte, më 16 maj 2025:

10:00 – Mbërritje
11:00 – Ceremonia e hapjes
11:30 – Foto familjare
11:45 – Seanca e parë plenare
13:00 – Dreka zyrtare
14:30 – Tryeza tematike
15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve
17:30 – Seanca plenare mbyllëse
18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (pritesi i radhës)./K.C/dritare.net