
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, siguron mbi 6 mijë më shumë!
E Hënë 12 Maj 2025, 21:09
Dritare.net
Partia Socialiste ka marrë kryesimin e votave të diasporës ne zgjedhje e 11 Majit. Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Socialiste ka siguruar 13209 vota në total nga qendrat e numëruara, ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 6857 vota.
Diferenca mes palëve është rreth 6352 vota. Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt ka marrë 2014 vota, ndërkohë që Partia Mundësia 726 vota.
SHIFRAT PARAPRAKE
PS – 13209 vota
PD – 6857 vota
Nisma SHB- 2014 vota
Mundesia – 726 vota
Bashkë – 545 vota
PSD – 247 vota/E.P-dritare.net

















