
Rama kujton nënën e babanë: Ju tërhoqën nga varri, ma bëni hallall!
Dritare.net
Në fjalimin e fitores në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama foli për prindërit e tij që nuk jetojnë më, Aneta dhe Kristaq Rama. Ai shprehu keqardhjen që ata u përmendën në mënyrë të papërshtatshme gjatë fushatës zgjedhore nga kundërshtarët politikë dhe u kërkoi ndjesë, duke u thënë: “Nëna e babai të ma bëjnë hallall që u tërhoqën nga varret për shkak të fushatës nga të mosozotshmit.”
Ja fjala e plotë e Ramës për nënën dhe babanë!
"Aq herë faleminderit sa çdo mbështetës të PS që dha votën, dhe sa aq zgjedhës që këtë erdhi me ne, dhe pse mund të mos jetë krejt me ne. Falënderim për shqiptarët jashtë vendit. Ka qenë një ushtrim i parë historik, një ndër numrat më të lartë të votimeve nga diaspora që kemi parë në Evropë. Edhe pse numërimi vazhdon është e qartë që shumica jashtë vendit mendojnë njësoj si shumica brenda kufijve për Shqipërinë që ecën në drejtimin e duhur dhe për Shqipërinë që ecën drejt BE. Kjo do të thotë shumë për mua, dhe të gjithë, nuk di sesi t’i falënderoj të gjithë sa dhe si duhet.
Aq herë faleminderit të gjithëve saç ka shqiptare dhe shqiptarë në këtë qiell. Edhe këtë herë njësoj si herën e shkuar nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para televizorit, deri sa iku dhe u bashkua me babanë, por duke qenë se këtë herë të dy u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mos o zotshme dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart dhe janë krenarë për mua dhe Shqipërinë që ne bashkë po ndërtojmë.", tha Rama./K.C/dritare.net

















