Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Numërohen mbi 60% e zarfeve nga diaspora. Si ndahen votat!

Numërohen mbi 60% e zarfeve nga diaspora. Si ndahen votat!

Sipas të dhënave të fundit, janë numëruar 112,408 zarfe nga diaspora, që përfaqësojnë rreth 60% të totalit të zarfeve të pranuara, që janë gjithsej 194,889. PS ruan një epërsi të thellë me 60,320 vota, që përfaqësojnë mbi 54% të votave të numëruara deri tani.


Në vendin e dytë është Koalicioni PD-ASHM me 31394 vota ose 28.19%, ndërsa në vend të tretë qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 9301 vota, që përbëjnë 8.35%.

Vota e emigrantëve mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në rezultat, veçanërisht në qarqet ku diferencat mes partive janë të ngushta. Kjo mund të ndikojë në ndarjen e mandateve./K.C/dritare.net