Na ndiqni edhe në

Bota

A po finalizohet marrëveshja me Iranin? Çfarë thotë Donald Trump!

A po finalizohet marrëveshja me Iranin? Çfarë thotë Donald
Donald Trump deklaroi se SHBA ende nuk është “e kënaqur” me kushtet e marrëveshjes që po negociohet me Iranin, megjithëse sipas tij Teherani është shumë i interesuar për të arritur një marrëveshje. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Uashington, Trump paralajmëroi se nëse negociatat dështojnë, SHBA mund të rikthejë sulmet ushtarake ndaj Iranit.

Deklaratat e tij erdhën pasi televizioni shtetëror iranian publikoi detaje të një draft-marrëveshjeje të pretenduar, ku përfshihej rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe tërheqja e forcave amerikane nga rajoni. Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë dokumentin, duke e cilësuar si një “trillim të plotë”.

Trump tha se Irani “nuk ka shumë zgjedhje” dhe po negocion nën presion të madh, ndërsa Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, pranoi se ka pasur “disa përparime” në bisedime, por pa dhënë detaje mbi mosmarrëveshjet mes palëve.

Sipas raportimeve iraniane, drafti parashikonte lehtësimin e bllokadës detare amerikane dhe rikthimin e trafikut tregtar në Ngushticën e Hormuzit, por nuk përmendte heqjen dorë të Iranit nga programi bërthamor apo dorëzimin e uraniumit të pasuruar.

Tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, pas sulmeve ushtarake reciproke dhe përplasjeve në Gjirin Persik, ndërsa armëpushimi i arritur në prill mbetet i brishtë./K.C/dritare.net