Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Gonxhja: Pas restaurimit rihapet Muzeu Etnografik i Beratit!

Ministri Gonxhja: Pas restaurimit  rihapet Muzeu Etnografik i Beratit!

Pas një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi, Muzeu Etnografik i Beratit rihap dyert, duke pasuruar ofertën turistike të një prej qyteteve më të vizituara të Shqipërisë. Me një koleksion prej rreth 1300 objektesh që dëshmojnë trashëgiminë, kulturën, traditat, zejet dhe mënyrën e jetesës së beratasve ndër shekuj, muzeu vjen i rikonceptuar për të ofruar një përvojë autentike dhe bashkëkohore për çdo vizitor.

Ndërhyrjet restauruese kanë ruajtur autenticitetin dhe vlerat monumentale të objektit, ndërsa rimuzealizimi, ndriçimi i ri dhe restaurimi i koleksioneve e shndërrojnë këtë “shtëpi muze” në një adresë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit tonë kulturor.

Rihapja e Muzeut Etnografik është një investim në trashëgimi, kulturë dhe turizëm, duke forcuar më tej rolin e Beratit si një destinacion unik ku historia, tradita dhe mikpritja shqiptare takohen në çdo hap. Artizanati dhe dijebërja, aktivitetet edukative dhe promovuese do të jenë shpirti i dytë i kësaj hapësire të gjallë që rijetëzon dhe dëshmon me krenari qytetërimin tonë të hershëm qytetas dhe finesën beratase, tashmë atraksion global./dritare.net