
Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, fjalim të shtunën në Tiranë
E Mërkurë 14 Maj 2025, 23:11
Dritare.net
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim.
Së paku kjo kuptohet nga axhenda “Invest in a connected Europe”. Programi të cilin JavaNeës e ka siguruar si dokument përcakton se Kushnër do të flasë këtë të Shtunë në kryeqytetin e Shqipërisë nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.
Fjalimi i cili në axhendë është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit do të pasohet më pas nga fjala e kryeministrit Edi Rama.

















