Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jenë temperaturat sot!

Ja si do të jenë temperaturat sot!

Ditën e enjte vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe shtim të vranësirave mesatare e hera -herës të dendura nga orët e mesditës e pasdite fillimisht në jug. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug e më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Era me drejtim verilindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 12m/s.
Deti - Valëzimi 1 deri 2 ballë./L.F-dritare.net