Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

1 në 50 shqiptarë në burg në Britani? Rama: Gënjeshtër e madhe

1 në 50 shqiptarë në burg në Britani? Rama:

Në konferencën e përbashkët për shtyp të zhvilluar sot në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer diskutuan për çështjen e emigracionit dhe mundësinë e bashkëpunimit në këtë fushë. Kjo ishte vizita e parë e një kryeministri britanik në Shqipëri që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1921.

“Kemi arsye të jemi shumë krenar për punën që kemi bërë në fushën e emigracionit të paligjshëm”, tha Rama, duke përgënjeshtruar lajmet që kanë qarkulluar në mediat britanike se 1 në 50 shqiptarë janë në burg në Britani. “Kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës, ndërkohë që shifra reale është 1 në 500”.

Rama tha se ka ardhur koha edhe për të shqyrtuar një tjetër problem që me Britaninë e Madhe. “Shumë shqiptarë që janë integruar me jetën atje, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur identitet të Kosovës, për të pasur pranimin si refugjatë lufte, ndërkohë që largoheshin nga një vend jashtëzakonisht në vështirësi”, shtoi Rama./K.C/dritare.net