Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E plotë / Presidenti i Këshillit Europian: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, objektiv i përbashkët!

E plotë / Presidenti i Këshillit Europian: Anëtarësimi i

Në vigjilje të Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Europian, Kryeministri Rama mikpriti sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa, i cili do të jetë pjesëmarrës në Samit.

Pas takimit të zhvilluar mes tyre, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

* * *

Kryeministri Edi Rama: Mirëmbrëma Presidenti i Këshillit Europian është përsëri në Tiranë dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi e veçantë për ne dhe natyrisht e personalisht është kënaqësi që të ritakohem me Presidentin, i cili është një mik i dashur edhe shumë i mençur.

I dashur Antonio shumë faleminderit!

Ne jemi këtu sot pasi Presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë dhe për faktin që nesër do jetë i pranishëm në takimin, në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Natyrisht që, diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me Këshillin Europian dhe me Bashkimin Europian, për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit që po ecën shumë mirë.

Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave me 16 kapituj të hapur, 8 kapituj të tjerë do të hapen në ditët në vijim dhe synojmë që t’i hapim të gjithë kapitujt brenda vitit.

Ndërkohë qw, siç e kam ndarë dhe publikisht gjatë gjithë fushatës elektorale në mënyrë të veçantë, plani i përbashkët me Komisionin Europian dhe i mbështetur nga vendet anëtare është që të arrimë të mbyllim negociatat në harkun e tre viteve, domethënë nga 2024 kur filluam, në 2027. Është një plan shumë ambicioz, por është një mundësi e jashtëzakonshme për ne, pasi janë rreshtuar yjet në njëfarë mënyre dhe BE sot, si asnjëherë më parë, të paktën në memorien time, është shumë i dëshiruar që të pranojë anëtarw të rinj, por natyrisht bazuar në meritë dhe bazuar në rezultat.

Aspekti tjetër për të cilin folëm me Presidentin është natyrisht ecuria në tërësi e rajonit sepse dhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE sot është në gatishmërinë më të lartë për të pranuar anëtarw të tjerë sepse dhe konteksti gjeopolitik është i tillë dhe unë dëshiroj që të përfitoj nga rasti dhe sot, por patjetër dhe nesër, kjo do jetë pjesë e diskutimit që t’i ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi që të mos e humbasim këtë moment që historia na e ka sjellë në derë dhe ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë gatishmëri të BE pa harruar që historia e gjithë këtyre viteve që procesi i zgjerimit mund të shpejtojë në një moment dhe mund të ngadalësohet për shumë vite.

E fundit, që dua të theksoj është që më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu kemi dhe një mike të shtrenjtë të Shqipërisë, në fakt definicioni ekzakt nuk është mike, por është ish mike sepse tanimë është “skipëtare” nga Italia, Federica Moghnerinin, që nuk e kuptoj akoma pse se ka bërë aplikimin për pasaportë shqiptare. Vetëm një justifikim ka që pret ta marrë pasaportën europiane të Shqipërisë, pra Europian Union Albania se nuk do këtë pasaportën me lëvizje të lirë, por pa të drejtë qëndrimi në BE.

Shumë faleminderit dhe studentëve të kolegjit që i shoh nga portreti që janë studentë kolegji se kanë një vezullim nga yjet e BE në portret.

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa: Faleminderit shumë, i dashur Kryeministër, i dashur Edi për mikpritjen, për këtë mikpritje kaq të ngrohtë dhe që është kënaqësi për mua që përmbyll turin tim të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor këtu në Tiranë. Siç e dini edhe ju për Bashkimin Evropian, zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i madh gjeopolitik që ne po bëjmë për momentin dhe ky është momenti i duhur dhe e kemi ne në dorë tashmë, për ta arritur këtë proces sa më shpejtë të jetë e mundur.

Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE, duke qenë në rrugën e duhur të anëtarësimit në BE. Rezultati i zgjedhjeve këtë javë konfirmoi edhe një herë dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE dhe i dashur, Edi më lejoni t’ju përgëzoj edhe një herë.

Faleminderit për këtë fitore mbresëlënëse!

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është objektivi ynë i përbashkët dhe këtu nuk bëhet fjalë për ‘’nëqoftëse’’ apo ‘’se si’’, po këtu bëhet fjalë për ‘’kur’’. Ju e dini saktësisht se çfarë duhet bërë dhe ajo që dëshiroj të bëj, është që t’ju inkurajoj që sytë t’i mbani drejt këtij objektivi dhe të arrini rezultate të tjera dhe tashmë në fund, dhe pikërisht tashmë dy çështje janë kyçe; ruajtja e ritmit dhe intensifikimit të punës, në veçanti sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Ne gjithashtu qëndrojmë së bashku krah për krah në arenën ndërkombëtare, natyrisht të vendosur për të thelluar bashkëpunimin tonë për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen. Gjithashtu dialogu, i pari i nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë për mbrojtjen dhe sigurinë që u realizuapara pak kohe në Tiranë, është një shembull shumë i mirë i përafrimit që ne kemi me njëri-tjetrin.

Kjo javë shënon edhe një gur tjetër kilometrik, organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë që do të sjellë në kryeqytetin tuaj mbi 40 udhëheqës evropianë dhe është hera e parë që ky samit organizohet në këtë pjesë të Evropës, ndaj më lejoni t’ju përgëzoj për organizmin e shkëlqyer të këtij Samiti dhe me padurim pres takimet e ditës së nesërme.

Jam i bindur që ato do të jenë produktive dhe më lejoni që të përdor këtë mundësi, edhe për të përgëzuar Federica Mogherininpër iniciativën, për nismën në bashkëpunim me ju për çeljen e Kolegjit të Evropës këtu në Tiranë dhe unë i uroj mirëseardhjen studentëve të këtij viti të parë që marrin pjesë në studimet që është viti i Jacques Delors siç quhet.

Dhe më vjen shumë keq që nuk do të kem kohë që të vij tek Kolegji i Evropës, por ju kërkoj ndjesë dhe është kënaqësi që ju shoh të gjithëve këtu të pranishëm.

Faleminderit që erdhët sepse Evropa nuk do të thotë dhe nuk ka të bëjë vetëm begati, nuk do të thotë vetëm vlera; Evropa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët që ta kemi atë dhe në një të ardhme të përbashkët dhe prandaj që shoh vitin JacqueDelors në Shqipëri, vitin e parë, është një kënaqësi e madhe për mua sepse pas baballarëve pra, atyre etërve themelues të BE, kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme dhe tashmë, Edi ky është momenti siç ka qenë në 92-shin, për të marrë hapin tjetër të rëndësishëm dhe fatmirësisht ju keni këmbe të forta dhe të gjata për të ndërmarrë hapa të mëdha përpara./E.P-dritare.net