Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush dreqin është Erisa Xhixho,Evi Kokalari: Hiqeni nga lista, mandatin e meriton Alimehmeti!

Kush dreqin është Erisa Xhixho,Evi Kokalari: Hiqeni nga lista,

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj mënyrës se si Partia Demokratike ka përzgjedhur deputetët që do të përfaqësojnë opozitën në Kuvend, duke vënë në shënjestër kandidaturën e Erisa Xhixhos dhe duke kërkuar përjashtimin e saj nga lista e mbyllur.

“Kush dreqin është Erisa Xhixho? Hiqeni urgjentisht nga lista dhe futni Ilir Alimehmetin që ka marrë mijëra vota nga qytetarët”, shkruan Kokalari.
Ajo thekson se Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë dy nga emrat që kanë marrë besimin masiv të votuesve demokratë në Tiranë, ndërsa figura të tjera janë futur në Kuvend pa asnjë bazë popullore.

Alimehmeti ka marrë 13,139 vota preferenciale, më shumë se shumë deputetë të konfirmuar, por ka mbetur jashtë për shkak të renditjes në listën e mbyllur të PD-së.

Vetë Kokalari, edhe pse nuk e kursen kritikat për “pazaret” e tij me Berishën pas tërheqjes nga primaret për Bashkinë e Tiranës, insiston se qytetarët kanë folur me votë, dhe vota duhet të ketë fuqi reale për të çuar njerëzit në Kuvend.

“Tabaku dhe Alimehmeti e meritojnë të jenë në parlament. Nuk mund të shpërfillet më vullneti i zgjedhësve në emër të marrëveshjeve të mbyllura politike”, përfundon Kokalari./E.P-dritare.net