
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Hollandës Dick Schoof, Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe Presidentja e Moldavisë Maia Sandu kanë mbërritur sot në Aeroportin “Nënë Tereza”, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që zhvillohet në Tiranë.
Delegacionet janë pritur me nderime nga ministri Blendi Gonxhja dhe Pirro Vengu.
Samiti EPC pritet të sjellë në Tiranë mbi 40 liderë europianë, në një ditë me rëndësi strategjike për bashkëpunimin ndërkontinental.
"Kënaqësi të mirëprisnim sot në Aeroportin Nënë Tereza Presidentin e Ukrainës z.Volodymyr Zelenskyy, Kryeministrin e Hollandës z. Dick Schoof, Presidenten e Parlamentit Europian znj. Roberta Metsola, si dhe Presidenten e Moldavisë znj.Maia Sandu, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian (EPC) që do të mbahet në Tiranë. "-shkruan Blendi Gonxhja në postimin e tij. /E.P-dritare.net

















