Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nesër, Europa në Tiranë! Bllokohen rrugët dhe qarkullimi!

Nesër, Europa në Tiranë! Bllokohen rrugët dhe qarkullimi!

Nesër, më 16 maj 2025, Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Europian, një ngjarje e rëndësishme që do të mbledhë 47 liderë europianë në Sheshin “Skënderbej” . Për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e aktivitetit, Policia e Shtetit ka planifikuar masa të rrepta sigurie, përfshirë bllokime dhe devijime të trafikut në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Rrugët që do të bllokohen më 16 maj


Nga ora 06:30 deri në 11:30:
• Aeroporti “Nënë Tereza” – Autostrada “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re (krahu i Astirit) – Kryqëzimi te “Pallati me Shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” .


Nga ora 13:00 deri në 18:00:
• Sheshi “Skënderbej” – Rruga “George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re (krahu i Astirit) – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” .

Nga ora 06:00 deri në 18:00:
• Perimetri i Sheshit “Skënderbej” do të jetë i paaksesueshëm për këmbësorë dhe automjete, përfshirë rrugët: Bulevardi “Zogu i Parë” (deri te tuneli i ish-Cirkut), Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Rruga “Myslym Shyri”, Rruga “Ibrahim Rrugova”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Urani Pano” dhe Rruga e Barrikadave . 


Rrugët alternative të rekomanduara
• Për Aeroportin “Nënë Tereza”:
• Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë–Qafë Kashar–Rinas”.
• Unaza Veriore, përmes degëzimeve “Paskuqan–Institut–Kamëz–Domje–Laknas–Rinas”.  
• Për zonën e Astirit:
• Nënkalimi i “Pallatit me Shigjeta”.
• Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” dhe degëzimet lidhëse në rrugët dytësore . 
• Për zonën e qytetit “Studenti” dhe Rrugën “Qamil Guranjaku”:
• Daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit. 
• Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi):
• Rruga “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi” . 


Këshilla të rëndësishme
• Udhëtarët që kanë fluturime nga Aeroporti “Nënë Tereza” këshillohen të nisen 3 deri në 4 orë përpara orarit të fluturimit për të shmangur vonesat e mundshme . 
• Parkimet publike dhe private në zonat e përmendura do të jenë të paaksesueshme gjatë ditës së samitit. Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masa administrative . /E.P-dritare.net