
Ndryshe nga Bardhi, Luan Baçi pranon humbjen: Na falni demokratë, nuk ishim në lartësinë tuaj!
Dritare.net
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Qarkun e Fierit. Në një postim në rrjetet sociale, ai u kërkoi ndjesë demokratëve, duke pranuar se nuk arritën të përmbushnin detyrën siç duhet. Ai shprehu mirënjohje për mbështetësit dhe drejtuesit lokalë, duke theksuar se nuk u ngritën në nivelin e punës dhe përkushtimit të tyre. Kjo deklaratë e Baçit vjen në një kohë kur drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza për manipulime në zgjedhje. Ndryshe nga Bardhi, Baçi ka zgjedhur të marrë përgjegjësinë për rezultatin, duke e konsideruar humbjen si një dështim të brendshëm të strukturave të PD-së në Fier.
“Mirenjohje, respekt dhe falenderim, me gjithe zemer, qindramijra demokrateve te thjesht, qe nuk u terhoqen kurre, qe nuk ndaluan asnjeher, se kontribuari, nuk kerkuan asgje, asnjeher, ne kembim te punes se tyre vetmohuese! Falenderim dhe mirenjohje, Haki dhe Haxhi, drejtues te Hamilit NJ.V Dermenas Fier, faleminderit dhe mirenjohje çdo drejtuesi te te gjitha niveleve, te çdo anetari dhe mbeshtetsi te partise demokratike Fier!
Shume ndjese te dashur demokrat , qe nuk mundem te ngrihemi ne nivelin e punes dhe performances tuaj dhe ta bejme detyren ashtu si dhe ju”, shkruan Baçi./K.C/dritare.net

















