Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flogert Muça flet me emra: Dy personazhet që do vrasin politikisht Sali Berishën!

Flogert Muça flet me emra: Dy personazhet që do vrasin politikisht

Flogert Muça i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV ka analizuar situatën politike në PD, tani që humbi zgjedhjet e 11 majit. Muça tregoi disa skenarë që mund të ndodhin në PD. Muça thotë se Gaz Bardhi mund të bëjë disa lëvizje që ta vrasë politikisht Sali Berishën.


“Unë them që Gaz Bardhi, që është lokomotiva e këtyre ka për të bërë lëvizjet e tij. Ai ka mund të ketë pesë, gjashtë deputetë me të cilët luan. Ata janë; Korreshi, Gjekmarkaj, Nallbati, vetë Bardhi, mund të bëhen më shumë se pesë. Me rezultatin që ka marrë Partia Demokratike dhe me atë që po bën doktori sot, në qoftë se do ta vrasësh një lider politik, nuk e vret në ditën e tij më të mirë. Por sot që Berisha është në momentin më të keq. Ka pësuar një humbje si asnjëherë më parë. Ka një non-grata me vule me firmë gjykate në Britaninë e Madhe dhe ka dy tentativa të dështuara për të shkuar në SHBA. Pra më i dërrmuar se sot, Sali Berisha nuk ka qenë ndonjëherë. Largimin e Berishës mund ta bëjë Gaz Bardhi, por edhe Belind Këlliçi. Nëse do kishte këllqe që të ndërmerrte ndonjë hap ai mund të kishte edhe sukses. Unë njoh disa nga njerëzit në Partinë Demokratike që janë pjesë e skuadrës së re të Partisë Demokratike. Është Grigels Muçollari, është Besat Xhaferri, Ina Zhupa, që kanë njerëz edhe mund t’i organizojnë. Pra, në qoftë se këta do ndërmarrin një iniciativë, këta e kanë moralin ta bëjnë. Unë them që Gaz Bardhi do të presë edhe protestën e 16 majit dhe pastaj do të veprojë.”, tha Muça në DritareTV./K.C/dritare.net