Na ndiqni edhe në

Bota

Akuza tronditëse: Pse Blake Lively e kërcënoi Taylor Swift se do i publikonte mesazhet private

Akuza tronditëse: Pse Blake Lively e kërcënoi Taylor Swift se do

Një përplasje ligjore me përmasa të reja ka shpërthyer në Hollywood, mes aktorëve Justin Baldoni dhe Blake Lively. Avokatët e Baldonit pretendojnë se Lively ka kërcënuar mikeshën e saj të ngushtë, këngëtaren e njohur Taylor Swift, se do të publikojë mesazhet e tyre private nëse ajo nuk e mbështet publikisht në këtë betejë ligjore.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “Page Six”, pala mbrojtëse e Baldonit thotë se Lively i kërkoi Swift të bëjë një deklaratë publike në mbështetje të saj, duke e kërcënuar se përndryshe do të nxirrte në dritë bisedat private që ajo i ka ende në zotërim. Më tej, thuhet se Lively i kërkoi këngëtares t’i fshijë ato mesazhe.

Këto pretendime janë përfshirë në një letër që avokati i Baldonit, Brian Friedman, i dërgoi më 14 maj gjykatësit, si kundërpërgjigje ndaj një ankese që kishin paraqitur Blake Lively dhe bashkëshorti i saj, aktori Ryan Reynolds, për një thirrje ligjore që përfshinte edhe zyrën avokatore që përfaqëson Taylor Swift-in.

Avokati i Lively-t, Michael Gottlieb, i ka mohuar fuqishëm këto akuza, duke i quajtur "kategorikisht të rreme, anonime dhe plotësisht të shkëputura nga realiteti". Ai akuzon avokatët e Baldonit për shpifje dhe manipulim publik: “Këto janë sulme të ulëta dhe të turpshme, që i kemi parë edhe më parë nga ekipi i ‘Wayfarer’. Së shpejti do të kërkojmë që ata të japin llogari për sjelljen e tyre të pahijshme”.

Taylor Swift, e cila është thirrur zyrtarisht më 9 maj për të dëshmuar si pjesë e këtij procesi, ka sqaruar përmes përfaqësuesit të saj se nuk ka pasur asnjë lidhje me filmin “It Ends With Us”, ku kanë luajtur Baldoni dhe Lively. Sipas deklaratës, ajo thjesht kishte dhënë leje për përdorimin e një kënge të saj në film dhe nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë aspekt tjetër të projektit.

Ky përballje ligjore vjen pas akuzave të Lively ndaj Baldonit për ngacmim seksual dhe hakmarrje, ndërsa Baldoni ka ngritur një kundërpadi për shpifje dhe shantazh, duke kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim./K.C/dritare.net