Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama pret Presidentin e KE: Mbyllim negociatat brenda 2027-ës!

Rama pret Presidentin e KE: Mbyllim negociatat brenda 2027-ës!

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.

Pas një takimi "kokë më kokë", Rama dhe Costa po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp


"Presidenti i KE është përsëri në Tiranë dhe është një kënaqësi e veçantë për ne dhe, ndoshta edhe personalisht, është kënaqësi që të ritakohem me presidentin, i cili është një mik i dashur dhe shumë i mençur, i dashur. Antonio, shumë faleminderit. Ne jemi këtu sot pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin që nesër do të jetë i pranishëm në takimin në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Natyrisht që diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me Këshillin Europian dhe Bashkimin Europian: për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit, që po ecën shumë mirë. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, 8 të tjerë do të hapen ditët në vijim, synojmë t’i hapim të gjitha brenda këtij viti, dhe siç e kam ndarë edhe publikisht gjatë gjithë fushatës, plani i përbashkët me BE dhe i mbështetur me vendet anëtare është të mbyllim negociatat brenda 2027. Është një plan ambicioz, por një mundësi e jashtëzakonshme për ne, pasi janë rreshtuar yjet në një farë mënyre dhe BE sot, si asnjëherë më parë, është shumë i dëshiruar të pranojë anëtarë të rinj, por natyrisht bazuar në meritë dhe rezultat./E.P-dritare.net