
Femër luani? Ja përkujdes i duhur për të shkëlqyer gjithmonë
Dritare.net

Ju femrat e shenjës se luanit kënaqeni me pak, por me më të mirat. Kjo është arsyeja pse veshjet apo aksesoret firmato janë më të preferuarat.
Stili që ju përshtatet më shumë
Fashioniste të vërteta, femrat luani janë të prirura të zgjedhin veshje të shtrenjta, të veçanta dhe mjaft cilësore. Prerjet strikte, fustanet e ngushtë, pantallonat me pinca XXL, bizhuteritë dhe çantat e firmave të njohura janë ato që ju përshtaten më tepër. Ngjyrat që duhet të përdorin më shumë? Kafja, ngjyra e arit, motivet, e bardha dhe e zeza. Gjatë dimrit duhet të zgjedhin pallto glamour, ndërkohë që këpucët "stiletto" nuk duhet t'i ndajnë asnjë çast.
Makijazhi
Për të fshehur problemet e lëkurës ju femrat e shenjës së luanit duhet të zgjidhni një fondatinë kremoze dhe më pas të vendosni pak pudër. Tek sytë aplikoni tone ngjyre bronzi dhe mos harroni as rimelin e zi për një shikim më të thellë. Tek buzët, një buzëkuq i ndezur dhe një glos ngjyrë pjeshke sipër do ju bëjë edhe më tërheqëse. Mos harroni asnjëherë kremin e natës dhe largimin e qelizave të vdekura në mënyrë që lëkura juaj të jetë gjithmonë perfekte.
Parfumi
Parfumi ideal për femrat luani është ai me nota orientale të ëmbla, me myshqe apo me erëza. Santali, druri i ullirit, kashmiri, lulet e ullirit, dafina, kanella, luledielli, limoni, kamomili, mimoza, portokalli, shafrani apo jasemini janë disa nga përbërësit e duhur të fragrancave. /A.S-Dritare.net

















