Shënim/ Mos e prek Robert Ndrenikën!

Robert Ndrenika është aktori i gjallë, më i dashur shqiptar. Babai shofer i Mirit me gjel, në filmin “Në shtëpinë tonë” është prej një jete i të gjithë shtëpive tona.

Kemi humbur Sandër Prosin, Kadri Roshin, Agim Qirjaqin, kemi humbur shumë, gjatë viteve, por kemi ende ikona të gjalla të filmit dhe teatrit, që na mësuan shqipen e pastër, emocionin dhe dashurinë që vjen nga zëri e zemra te ti, kur sheh e ndjen ata.

Ata nuk patën asgjë më pak se kolegët e huaj, veç ishin shqiptarë, folën shqip, jetuan si ne, mes nesh dhe ndaj nuk morën dot maksimumin e respektit e mirënjohjes, siç ndodhi me kolegë të tyre, të huaj në botë.

LEXO DHE :  Ekzekutivët Europianë të Telekomunikacionit i bëjnë thirrje BE-së të përqëndrohet tek shërbimet e reja digjitale

Nuk e bëmë dot me të ikurit. Tani mund t’u bëjmë statuja në park, por ç’vlerë ka për ta.

Mos me Ndrenikën! Është i paprekshëm. Jo pse është në moshë, as pse është sëmurë, por sepse është i shtëpisë sonë. Dhe po e prekët, fyet, lënduat, mbetesh pa shtëpi.

Shtëpia jote, nuk janë tjegullat, as gurët, as pallatet, as kullat, janë emocionet, kujtimet, njerëzit që të mësuan të flasësh, të duash dhe Ndrenika është njeri nga ta.

Është shtëpia ime./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

2 KOMENTET

  1. E nderuar Rudina, respekti per artistet lidhet ngushte jo vetem me talentin interpretativ te tyre, por edhe me ate c´perfaqsojne ne jete, me karakterin human dhe me te qenit aktiv ne problemet qe shqetesojne vendin. Jam i mendimit qe Ndrenika njeri (flas per temen e shembjes se teatri) tregoi qe nuk qe ne lartesine e talentit te tij se aktor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.