Na ndiqni edhe në

Shëndet

Veza e dëmshme apo e dobishme për shëndetin/ Ja çfarë thonë studimet!

Veza e dëmshme apo e dobishme për shëndetin/ Ja çfarë

Burimi BBC

Veza është një ndër produktet që rekomandohet më së shumti për t'u ngrënë. Recetat e ndryshme që rekomandojnë dietologët, e kanë patjetër të përfshirë konsumimin e vezës, për shkak të vlerave të saj ushqyese.

"Veza, është një ndër produktet që ka të gjitha vlerat ushqyese që i duhen një organizmi, prandaj rekomandohet shumë", thotë Christopher Blesso, profesor në Universitetin e Connecticut në SHBA.

Kombinimi i saj me produkte të tjera, është një vakt fantastik, që i jep trupit të gjitha vlerat ushqyese. Përshembull, kombinimi me një sallatë.

Veza e dëmshme apo e dobishme për shëndetin/ Ja çfarë

Së fundmi, kanë qarkulluar edhe teori të pavërtetuara, të cilat mbështesnin idenë se veza të mbron nga koronavirusi. Por nuk ka asnjë provë që e mbështet këtë.

Por për dekada, konsumimi i saj, ka qenë i diskutueshëm, për shkak të përmbajtjes së lartë të kolesterolit. Një e verdhe veze, përmban rreth 185 miligram kolesterol, që është më shumë se gjysma e sasisë ditore që udhëzohet nga dietologët. Kjo sjell dyshime nëse një vezë, në vend që të ndihmojë trupin të marrë vlerat ushqyese, mund të na bëjë dëm!

Veza e dëmshme apo e dobishme për shëndetin/ Ja çfarë

Kolesteroli, të cilën ne e mendojmë si të dëmshëm për trupin tonë, është i nevojshëm, por është e rëndësishme sasia që marrim.

"Ndërsa kolesteroli në vezë është shumë më i lartë sesa në mish dhe produkte të tjera shtazore, yndyra e marrë nga produktet e tjera, rrit kolesterolin në gjak. Kjo është demonstruar nga shumë studime për shumë vite, "thotë Maria Luz Fernandez, profesore e shkencave në Universitetin e Connecticut në SH.B.A., duke shtuar se hulumtimet e fundit nuk kanë zbuluar asnjë lidhje midis ngrënies së vezëve dhe rrezikut të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare.

Veza e dëmshme apo e dobishme për shëndetin/ Ja çfarë

Kjo bie ndesh me studimet e mëparshme, të cilat mbështesnin faktin se veza, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Një studim i detajuar në Kinë, në vitin 2018, që përfshiu gjysmë milionë të rritur, zbuloi se ata që hanin vezë çdo ditë kishin 18% më pak rrezik për të humbur jetën nga sëmundjet e zemrës. Shumica e hulumtimeve sugjeron që konsumimi i vezëve, jo vetëm që nuk ka asnjë dëm për shëndetin, përkundrazi, sjell përfitime të shumta shëndetësore./L.F-dritare.net