
Si ta shmangni osteoporozën? Katër këshilla për kocka të forta në çdo moshë!
Dritare.net
Kockat e dobëta paraqesin shumë rreziqe për shëndetin, ku frakturat tek të moshuarit shoqërohen me vdekshmëri më të lartë. Sipas ekspertëve, mosha 50-vjeçare shënon fillimin e osteopenisë, një gjendje që i paraprin osteoporozës, por jo domosdoshmërish çon në të. Por si mbrohet shëndeti i kockave të çmuara?
Sipas një artikulli të James Edwards, profesor i asociuar në grupin e plakjes dhe rigjenerimit të kockave në Universitetin e Oksfordit, ka mënyra për të mbrojtur kockat sa më shumë që të jetë e mundur nga konsumimi normal i kohës, por edhe për të reduktuar efektet e problemeve shëndetësore që i dobësojnë si kanceri dhe ndryshimet hormonale të menopauzës apo thjesht zakone të këqija të përditshme.
Katër këshilla për kocka të forta në çdo moshë!
1. Dieta
Profesori rekomandon një dietë të ekuilibruar të pasur me kalcium, mineralin thelbësor për kocka të shëndetshme, duke synuar një dozë ditore prej 700 mg. Qumështi, kosi dhe djathi janë burime të shkëlqyera të kalciumit, ndërsa për vegjetarianët Dr Edwards sugjeron ushqime si tofu, fasulet dhe thjerrëzat. Nëse qëllimi nuk arrihet vetëm nëpërmjet dietës, mund të nevojitet një shtesë ushqimore.
2. Vitamina D
Vitamina D është thelbësore për përthithjen e kalciumit, kështu që ka mënyrë më të mirë sesa ekspozimi ndaj dritës së diellit për të lejuar lëkurën të prodhojë vitaminën e çmuar të diellit. “Provojeni deri në dhjetë minuta, dy herë në ditë dhe në dimër, kur rrezet e diellit janë të kufizuara, merrni parasysh një suplement të vitaminës D.”, thotë profesori.
3. Ushtrime fizike
Ushtrimet, veçanërisht stërvitjet me rezistencë, janë një nga komponentët më të rëndësishëm të shëndetit të mirë të kockave. Edhe më mirë, nuk ka një lloj stërvitjeje, por secili mund të zgjedhë llojin e ushtrimit që i përshtatet gjendjes dhe aftësive të tij fizike.
Për fillestarët, ecja dhe ngjitja e shkallëve janë opsione të shkëlqyera.
4. Zakonet e këqija
Shmangni zakonet e dëmshme si alkooli dhe duhani, të cilat parandalojnë përthithjen e kalciumit./K.C/dritare.net

















