Shefi i Zjarrfikëseve: Pse nuk u kuptua alarmi për zjarrin në Notre Dame!

I ftuar në “Dritare me Rudinën, shefi i Zjarrfikësve, Alfred Kristuli tregon arsyet se pse nuk është kuptuar alarmi për zjarr në katedralen e Parisit, Notre Dame që ra më shumë se 1 orë para shpërthimit të flakëve.

Në orën 6 e 20 minuta është dhënë sinjali i parë i zjarrit, kanë shkuar sipër zjarrfikësit për ta verifikuar dhe s’kanë konstatur gjë, sepse konstruksioni kthehet gati gati në eshkë, pra nuk lëshon zjarr. Në 7 pa çerek pastaj ka shpërthyer zjarri. Çatia është djegur fillimisht së brendshmi. Nëse ka pasur vetëm sistem sinjalizim diktimi ka qënë e pamundur të zbulohej. Unë mendoj që veprimet e zjarrfikësve kanë qënë të studiuara dhe të menduara mirë. Çatisë nuk kishin çfarë t’i bënin, ajo ishte kthyer në eshkë, pasi ishte ndërtuar që në shek e 13.”,- tha Kristuli./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Këto janë modelet e atleteve, që do të shihni gjithë verës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.