Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA dhe Irani përplasen për negociatat, Trump: Kjo është mundësia e fundit për Teheranin!

47777f10-8e44-11f1-b92b-e77f734e2374.jpg

Sinjalet kontradiktore vijnë Shtetet e Bashkuara dhe Irani mbi statusin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës pesëmujore mes tyre kanë rritur pasigurinë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se bisedimet ishin duke u zhvilluar, duke paralajmëruar se kjo ishte "mundësia e fundit" për Teheranin që të nënshkruante një marrëveshje të favorshme. Megjithatë, Irani mohoi se po zhvilloheshin ose ishin planifikuar negociata.


"Ato janë duke u zhvilluar pikërisht tani", u tha Trump gazetarëve gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, kur u pyet për negociatat. Ai shtoi se palët po bisedonin me kërkesë të Iranit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe vendeve të tjera. "Kjo është mundësia e fundit për Iranin që të nënshkruajë një marrëveshje të mirë”, tha presidenti amerikan.

Por ndryshe u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, që deklaroi se nuk po zhvilloheshin negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk ishte planifikuar asnjë takim.

“Negociatat tona janë me Omanin. Jemi të përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje për një rrugë që garanton sigurinë e trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Bëhet fjalë për negociata dypalëshe mes dy shteteve bregdetare. Të tjerët mund të luajnë një rol konstruktiv ose shkatërrues në këtë proces, por çështja i përket Iranit dhe Omanit. Duhet të vendoset se çfarë do të ndodhë më pas", tha ai duke shtuar se negociatat me SHBA-të do të shqyrtohen në fazat e mëvonshme.
Por, Trump pretendoi se iranianët i janë lutur të ndalojë sulmet dhe të arrihet një marrëveshje.

"Ata telefonuan dhe thanë: 'Ju lutemi, mos sulmoni. Ne do të arrijmë një marrëveshje.' Kjo është e vërteta dhe të gjithë e dinë", tha ai në Zyrën Ovale.
Nga ana tjetër, Irani ka shprehur gatishmërinë për rezistencë. Ministri i Ekonomisë tha se vendi mund të rezistojë të paktën 2 vjet.

Ali Madanizadeh tha se Irani ka një plan reagimi për "çdo komplot të kurdisur nga armiku", duke shtuar se ata që kanë deklaruar se duan ta shkatërrojnë vendin përmes mjeteve ekonomike "do ta marrin atë dëshirë me vete në varr".

Në Hormuz, tensionet vijojnë. Një anije mallrash njoftoi se ishte goditur nga një predhë në brigjet e Omanit, por nuk dihet se nga cili vend ka ardhur sulmi.