Pas mbarimit të Festivalit të Sanremos, për Ermal Metën ka ardhur momenti i falenderimëve. Në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social Instagram, ai ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë eksperiencë të mrekullueshme.
"Marr me vete më shumë se çfarë kisha kur erdha në qytetin e luleve. Dhe nuk flas vetëm për këta dy çmimet e mrekullueshme, për të cilët jam krenar ", shprehet ai.
Festivali mbaroi, duhet të kthehemi në shtëpi. Marr me vete më shumë se çfarë kisha kur erdha në qytetin e luleve. Dhe nuk flas vetëm për këta dy çmimet e mrekullueshme, për të cilët jam krenar. Flas për efektin e energjisë që më keni trasnmetuar. Falenderoj Mescal Official për punën e mrekullueshme që bëjnë çdo ditë. Valerio Longhi, Carlota Battistini dhe Erika Fusetto. Jeni numri një. Faleminderit Claudio Ferrante dhe Artist First. Dua të falenderoj edhe të madhin Enrico Ruggeri që e kam patur gjithmonë përkrah me këshillat e çmuara.
Gianluca Pechini dhe gjithë këngëtarët Kombëtar italianë, që më qëndruan afër gjatë rrugëtimit tim. Tuajat janë të gjitha lojërat e zemrës. Falenderoj në mënyrë të veçantë rezrvën Fiorello, personi i jashtëzakonshëm, përulësia e të cilit shkon me madhështinë e tij. Ishte një nder të ngjitesha në skenë me Fiorella Mannoia, shikimi i saj pasqyron zemrën. E pastër.
Faleminderit Fabio Mercurio Stilist dhe jo vetëm. I çmuar. Faleminderit Maria Nazaria për make up-in dhe buzëqeshjen. Falendoroj edhe ata që janë në heshtje. Ju dua. Dhe një falenderim të pafundtë edhe për ty që po e lexon, edhe pse je këtu dhe në fund të fundit kërkon të kundërshtosh.Ju falenderoj vërtet të gjithëve./dritare.net