Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Samiti i NATO/ Rama: Nuk është i sigurtë viti, por vendi do të jetë Shqipëria

Samiti i NATO/ Rama: Nuk është i sigurtë viti, por vendi do

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mundësinë që Shqipëria të presë Samitin e NATO-s në Tiranë, duke sqaruar se ende nuk është arritur një qëndrim i përbashkët për datën e zhvillimit të tij.

Gjatë një interviste në Irlandë, Rama deklaroi se është e sigurt që samiti nuk do të mbahet në vitin 2027, ndërsa nëse do të zhvillohet në vitin 2028, ai do të organizohet në Tiranë.

“Është e sigurt jo në 2027. Në 2028, nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe kjo s’ka asnjë dyshim. Gjithçka që thuhet pastaj rreth kësaj, janë të gjitha gjepura”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se Shqipëria mbetet e projektuar si vendi mikpritës i ardhshëm i samitit, por vendimi përfundimtar për kalendarin nuk është përcaktuar ende.

Deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur Shqipëria synon të forcojë rolin e saj në strukturat euroatlantike dhe të presë një prej takimeve më të rëndësishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut./L.F-dritare.net