Për të dytin vit radhazi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka ndërmarrë fushatën kombëtare të leximit me moton 'Takohemi për një libër'. Figura të njohura nga bota e librit dhe kulturës kanë mirëpritur nismën. Kësaj nisme fillimisht iu bashkua ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana dhe më pas gazetarja, Rudina Xhunga. Ndërsa, së fundmi, “Takohemi për një libër” i është bashkuar edhe gazetarja, Rudina Magjistari. Ministrja Kumbaro ka shpërndarë në Instagram, Rudina Magjistarin duke lexuar një pjesë nga libri i saj i preferuar “Bota e djeshme”, nga Stefan Zweig.
“Takohemi për një libër”, është një fushatë leximi, që synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit./K.C/dritare.net