Na ndiqni edhe në

Shqip

Reso: Berisha gjithmonë ka nxitur protesta të dhunshme

Reso: Berisha gjithmonë ka nxitur protesta të dhunshme

Bardhyl Reso, në emisionin "Shqip" nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ngre dyshime për rolin e Partisë Demokratike në protestat e dhunshme.

"Në 1997 u bënë gabime të mëdha, në mënyrë të veçantë nga qeveria. U hapën depot e armëve. Qeveria nuk qe në gjendje të ruante as arsenalin ushtarak, në një kohë kur ne kishim një ushtri shumë më të madhe se ç'kemi sot dhe mund të merreshin masa që depot të mos hapeshin. Po ato janë hapur qëllimisht për të futur vëllavrasjen në Shqipëri. Edhe për këtë e di mirë kush është përgjegjës. Nëse nuk e mbajnë mend shqiptarët, ua them unë: ka qenë Sali Berisha, ai që gati e vuri veriun dhe jugun në një luftë të vërtetë civile.

Ndodhi pastaj, aq më keq, '98-a. Megjithatë ai akoma nuk i ka marrë mësimet se me dhunë nuk bëhet rotacion i pushtetit. Sali Berisha ka qenë ai që ka hedhur bazat e një shteti autoritar.

Saliu është në ato momente që ka qenë gjithnjë. Unë jam plak për vete, por është një njeri, unë e them, plak matuf, i cili ka për qëllim vetëm shkatërrimin e Shqipërisë. E ka pasur dhe e ka.

Aty vërtetë ka një konglomerat pjesëmarrësish në protestë. Nuk e di sa përqind janë studentë, nuk e di sa përqind janë të shtyrë nga Partia Demokratike, që ka qenë gjithnjë ideatore e protestave të dhunshme. Nuk e di sa ka nga ato burime të tjera që mendon edhe kryeministri, të huajt."/L.F-dritare.net