Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama takon Mark Rutte-n në selinë e NATO-s, zbardhen bisedimet

Rama takon Mark Rutte-n në selinë e NATO-s, zbardhen bisedimet

Kryeministri Edi Rama është pritur në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte. Pas takimit, Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar marrëdhëniet me kreun e NATO-s dhe ka theksuar se Rutte ka shprehur vlerësime pozitive për përparimin e Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes, si dhe për angazhimin e vendit në përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës.


“Bruksel, Selia e NATO-s - Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama./K.C/dritare.net