Rama: Shqipëria mbyll kapitullin e IV të negociatave me BE-në
Friday 9 October 2026, 18:06
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale. Sipas Ramës, ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe hapje të vendeve të reja të punës.
"SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E IV. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.", shkruan Rama./K.C/dritare.net