Rama publikon raportin e AMA-s: Shqipëria s’ka lidhje me autokracitë
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama publikoi raportin e monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për muajin qershor 2026, sipas të cilit opozita ka pasur më shumë hapësirë mediatike se Partia Socialiste në edicionet kryesore informative. Duke iu referuar këtyre të dhënave, Rama tha se ato dëshmojnë se Shqipëria “nuk ka asnjë lidhje me autokracitë apo me kinse regjimet”.
"Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet - ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre - vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë
***Sipas monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gjatë muajit qershor 2026, partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve.
Nga kjo hapësirë mediatike, PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërsi 63.95%.", shkruan Rama./K.C/dritare.net

