Na ndiqni edhe në

Moti

Rritet rreziku nga zjarret në Shqipëri, temperaturat deri në 39.5°C; ja qarqet më të rrezikuara!

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për një rritje të ndjeshme të temperaturave në vend gjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026, duke shtuar ndjeshëm edhe rrezikun për zjarre në pyje.

Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, rreziku do të arrijë kulmin ditën e diel. Qarqet me nivel të lartë rreziku janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra, ku priten edhe temperaturat më ekstreme.

Për qarqet e tjera të vendit, të dielën parashikohet nivel rreziku “i moderuar”.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të vijojnë të rriten deri të shtunën, më 1 gusht, kur pritet të regjistrohet edhe vlera më e lartë, deri në 39.5°C, veçanërisht në bashkinë e Peqinit.

Në zonat bregdetare temperaturat do të arrijnë deri në 38.9°C, në zonat kodrinore deri në 38.3°C, ndërsa në zonat malore deri në 33.3°C.

Instituti bën me dije se nga data 3 gusht pritet një ulje graduale e temperaturave në të gjithë vendin./K.C/dritare.net