Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nga SHBA: Paqja nuk është arritje diplomatike, por kusht politik për zhvillimin!

1790325162_2.jpeg

Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet këtë të premte Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Fjalimi i kreut të qeverisë është parashikuar në orën 17:00, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në fjalën e tij Rama do të ndalet edhe te dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.


Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryeministri ka zhvilluar një sërë takimesh, mes tyre edhe me komunitetin shqiptar.


Më herët, Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku theksoi se paqja nuk është thjesht një arritje diplomatike, por një kusht politik që bën të mundur zhvillimin ekonomik. Kryeministri foli edhe për mundësitë që u lihen brezave të ardhshëm, ndërsa tha se Europa duhet të përvetësojë më shumë dijet dhe përvojat që vijnë nga vende të tjera.

“Është një nder dhe privilegj i vërtetë t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vijnë nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur. Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh. Dhe ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin. Dhe ka aq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë”, tha Rama.


Gjatë vizitës në SHBA, Rama ka zhvilluar gjithashtu një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Kryeministri Rama shoqërohet në SHBA nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar.

AXHENDA
16:00 — Nisja drejt United Nations Headquarters
16:20 — Pjesëmarrja e Kryeministrit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
17:00 — Adresimi i Kryeministrit Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së