Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Këlcyrë: Shatërvani në mes të qytetit fytyra e PD, një legen blu me pllaka banjoje

Rama në Këlcyrë: Shatërvani në mes të qytetit

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me banorë të Sukës në Këlcyrë të Përmetit. Rama ka deklaruar para banorëve se qeveria ka financuar disa herë Bashkinë e Përmetit pavarësisht se kryetari është i PD.

Por sipas tij paratë shkojnë për projekte të cilat sipas tij janë të shëmtuara.

“Ju e dini sa vështirë ka qenë në këto vite për mungesën e shtetit, braktisjes e fshatit që është konsideruar bastion i së majtës, ne pavarësisht se në Përmet kryetari është i PD ne kemi financuar disa herë më shumë sesa çka financuar PD kur ishte në qeveri sepse për ne s’ka rëndësi kush e drejton bashkinë si person e përfaqësues politik, por ka rëndësi që çdo projekt që është për komunitetin ne e mbështesim. Do mbështesim dhe Bashkinë e Këlcyrës për projektin e parë me një vizion dhe qasje evropiane kur e vetmja gjë që bëri PD është ndërtimi shatërvanit që është tamam fytyra e PD, një legen blu me pllaka banjoje në mes të qytetit pa ujë, me një si skulpturë të lënë nga dhia që ka kaluar atje të bardhë, një çmenduri që tregon vizionin e konceptim e PD për zhvillimin e komunitit.

Jam i befasuar nga ai shatërvan, është vepër monumentale e budallallëkut politike njerëzor që zor se e gjen në botë”, deklaroi Rama.