Rama: Më shpesh kam dëgjuar fjalën ‘master’, sesa gjelat e Surrelit
E Mërkurë 9 Janar 2019, 11:11
Dritare.net
Rama, gjatë fjalës së tij tha se më shpesh ka dëgjuar fjalën master, sesa gjithë gjelat e Surrelit. Veç batutës, Rama tha se studentët e masterit që kanë notat 9 dhe 10 do përjashtohen nga tarifa.
“Meqë përmendët fjalën master, se e kam dëgjuar deri në 3 të mëngjesit. E kam dëgjuar shumë më tepër sesa të gjithë gjelat e Surrelit pak më vonë. Dua ta theksoj se s'ka asnjë mundësi dhe nuk është e drejtë që të ndërhyhet financiarisht me mbështetje nga taksa-paguesit për masterin. Ne kemi bërë një përjashtim nga tarifa e masterit për ata që janë me 9-10”, tha Rama./E.B-dritare.net