Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Provat e dramës Arturo Ui! Kujtime nga një vepër e madhe teatrale!

Provat e dramës Arturo Ui! Kujtime nga një vepër e madhe


Një udhëtim unik në arkivat e mjeshtrit të fotografisë Stefan Gajo, që sjell momente të rralla nga provat e një prej realizimeve më të rëndësishme televizive të kohës: “Arturo Ui”.



Në këtë episod të “Kamera e Gjyshit”, shohim atmosferën e provave, punën e ekipit të televizionit dhe regjinë e Agim Qirjaqit, në një periudhë që kujtohet si epoka e aktorëve të mëdhenj të skenës shqiptare.


Në rrëfimin e tij, Gajo thekson mungesën e aktorit të madh Kadri Roshi, një figurë kryesore që nuk ishte pjesë e këtij realizimi.