Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Afera CEZ-DIA/ SPAK: Meta i çoi SMS Kastriot Ismailajt, ja çfarë i kërkoi!

Afera CEZ-DIA/ SPAK: Meta i çoi SMS Kastriot Ismailajt, ja

Në seancën gjyqësore në themel ndaj Ilir Metës, prokurori i SPAK paraqiti prova nga dosja hetimore që, sipas akuzës, lidhin ish-presidentin me çështjen CEZ-DIA dhe kontratat e lobimit në SHBA. Në materialet e administruara përmenden edhe shpenzime të kryera nga Monika Kryemadhi përmes një karte bankare që dyshohet se i përket kushëririt të saj, biznesmenit Ardian Shatku.

“Meta ka pranuar se e njeh Kastriot Ismailajn, ka mesazhe intensive, Meta ne 2009 i ka çuar sms dhe i ka shkruar "dua 200".

Meta e Kryemadhi kane mare përsipër te ushtrojnë presion për çështjen CEZ-DIA qe kompania e Ardian Sharkut të futet ne treg. Ka komunikime te vazhdueshme, takim te Metës ne Marok dhe SHBA. Për fibrat, Shatku ka pasur interes për të ushtruar veprimtarinë për shtrimin e fibrave ne Shqipëri.

Monika dhe Ilir Meta janë angazhuar për futjen në treg të kompanisë së Shatkut. Ata kanë ndikuar te Haxhinasto për të nxjerrë urdhrin nr. 1814, datë 20 mars 2015, për ndryshimin e urdhrit të mëparshëm për shtrirjen e fibrës.

Kryemadhi i k shkruar Shatkut se ne duam kontratën, duke u nënkuptuar se e do edhe Meta. Marrëdhënia e Metës me kompaninë e Shatkut dhe lobimi: LSI ka bërë lobim përmes ndihmës së kompanisë së Shatkut.

LSI ka bërë marrëveshje me disa kompani, duke raportuar se ajo marrëveshje zgjati 1 vit e 4 muaj, por realisht ishte vetëm një muaj, me një kosto prej 15 mijë dollarësh që kaloi nga llogaria. Kryemadhi përdori 234 mijë dollarë nga kartat e Ardian Shatkut”, ka thënë prokurori i SPAK./K.C/dritare.net