Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të reja kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të

Në kuadër të Bienales së Venecias, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim strategjik me Presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit institucional të Shqipërisë me Bienalen e Artit dhe Bienalen e Arkitekturës, si dy prej platformave më prestigjioze të diplomacisë kulturore ndërkombëtare.

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të

Takimi u fokusua në ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë që lidh kulturën, arkitekturën, kërkimin dhe edukimin artistik, duke krijuar ura të reja ndërmjet institucioneve, artistëve, kuratorëve, studiuesve dhe brezit të ri.

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të

Në këtë kuadër, u diskutua mbi zhvillimin e shkëmbimeve kulturore, bashkëpunimet në fushën e arkivave dhe dokumentimit, si dhe mbi proceset e ruajtjes, ekspozimit, studimit, kërkimit dhe shkrimit kritik mbi historinë e pavilioneve të Bienales ndër vite, me synimin për t’i sjellë dhe aktivizuar këto eksperienca edhe në Shqipëri.

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe hapjes së ardhshme të Galerisë Kombëtare të Arteve, si një institucion kyç për artin bashkëkohor shqiptar dhe për zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e ekspozitave, arkivave dhe programeve kuratoriale.

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të

U diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit për ekspozita të përbashkëta, programe shkëmbimi dhe aktivizimin e arkivave artistike si instrumente të kujtesës kulturore dhe dialogut bashkëkohor.

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të

Një vëmendje e veçantë iu kushtua perspektivës së krijimit të hapësirave të reja bashkëpunuese për artistë, arkitektë, studiues dhe kuratorë shqiptarë, si dhe mundësisë për një prani më të qëndrueshme dhe afatgjatë të Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë në Bienalen e Venecias, duke e konsideruar atë si një instrument të rëndësishëm të prezantimit ndërkombëtar të identitetit kulturor dhe krijues të vendit.

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të

Në takim u diskutua gjithashtu mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e Arkitekturës dhe Bienalen e Artit në vitet në vijim, si një mundësi për të pozicionuar vendin tonë në hartën ndërkombëtare të kulturës bashkëkohore, inovacionit urban dhe dialogut artistik.

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të

Ky dialog do të vijojë edhe me vizita të dedikuara të Presidentit të Bienales së Venecias në Tiranë në një të ardhme të afërt, në funksion të thellimit të bashkëpunimit kulturor dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta strategjike mes dy vendeve.

Ministri Gonxhja takon Presidentin e Bienales së Venecias: Projekte të

Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve Itali–Shqipëri dhe rolin e kulturës si një instrument i rëndësishëm i diplomacisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit mes vendeve tona./L.F-dritare.net