Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama takohet me të rinjtë në Elbasan: Rrisim financimet për programin Startup Albania

Rama takohet me të rinjtë në Elbasan: Rrisim financimet për

Në një moment paralel me zhvillimet politike në vend, ku Sali Berisha ka thirrur mbështetësit e tij në protestë kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të promovojë një tjetër mesazh publik, të fokusuar te të rinjtë dhe inovacioni.

Në një takim me fituesit e programit Startup Albania 2025 dhe aplikantët për vitin 2026, Rama njoftoi rritjen e financimeve për programet mbështetëse të startup-eve, të cilat i cilësoi si thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.


“Ishte kënaqësi të mund të shihnim çfarë keni bërë. Ky takim vlen që edhe të tjerët të shohin se çfarë bëjmë së bashku, qeveria me të gjithë ata që njësoj si ata djemtë që prezantuan startup-in e tyre, vendosin të sëitch-in jetën e tyre, duke besuar tek forca mbi natyrale e teknologjisë sot, që i jep mundësi njeriut të realizojë të paimagjinueshmen. Ne, sot mund ta themi lirisht atë që deri pak kohë më parë ishte për të qeshur, që cilido ndër më të rinjtë në Shqipëri, mund të punojë në ccdo vend të botës pa lëvizur nga shtëpia, kudo qoftë ajo, në Tiranë, Elbasan apo fshat të largët. Mjafton që të kenë një kompjuter dhe të jenë të lidhur me internetin. Mund të punojnë pa lëvizur nga shtëpia dhe të paguhen shumë herë më mirë seç do paguheshin po të largoheshin nga vendi i tyre. Sot nuk është më për të qeshur sepse është një realitet që zgjerohet me shpejtësi duke integruar në perimetrin e vet gjithnjë e më shumë të rinj e të reja, falë faktit që teknologjia iu vë në dispozicion mjete që të rinjtë dhe të rejat, i kuptojnë dhe zotërojnë më shpejt se të tjerët. Shifrat janë domethënëse. Trefishimi i numrit të aplikantëve për programin Startup Albania që ka nisur disa vite më parë dhe tani është i besueshëm. Falë besueshmërisë dhe informacionit, ka tërhequr një interesim të madh dhe një numër rekord aplikimesh prej 1219 aplikimesh për mbështetje financiare që shkon nga 15,000 deri në 45,000 euro dhe për projekte konsolidimi deri në 90,000 euro, që nuk janë kredi, por grant që qeveria shqiptare ia vë në dispozicion atyre që kanë ide dhe potencial për të krijuar një zgjidhje, një kompani të vogël e më pas të madhe.", tha Rama./K.C/dritare.net