Shqipëria ngre siparin në Bienalen e Venecias me veprën e Genti Korinit
Dritare.net

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit njoftoi çeljen e Pavijonit Shqiptar në edicionin e 61-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, ku Shqipëria përfaqësohet me veprën “A PLACE IN THE SUN” të artistit Genti Korini.
Sipas ministrit, kjo pjesëmarrje sjell artin bashkëkohor shqiptar në një nga skenat më prestigjioze kulturore në botë dhe vendos Shqipërinë në dialogun ndërkombëtar të artit bashkëkohor.
Ai e cilësoi prezantimin shqiptar në Bienale si një moment të rëndësishëm për promovimin e kulturës dhe krijimtarisë artistike shqiptare në arenën globale.
"U çel sot Pavijoni Shqiptar në Bienalen e 61-të Ndërkombëtare të Artit në Venecia me veprën “A PLACE IN THE SUN” nga Genti Korini, duke sjellë artin bashkëkohor shqiptar në një nga skenat më prestigjioze kulturore në botë dhe duke vendosur Shqipërinë në dialogun ndërkombëtar të artit bashkëkohor.", shkruan Gonxhja./K.C/dritare.net