
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Ilir Meta është i pranishëm në seancë ashtu si dhe Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku. Piro Xhixho dhe Fatime Kryemadhi përfaqësohen nga avokatët mbrojtës.

SPAK e ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Sot gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehurit e tjerë: nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.