Na ndiqni edhe në

Bota

Frikë për përhapjen e virusit/ Evakuohen pasagjerët e parë nga kroçera e goditur nga hantavirusi

Frikë për përhapjen e virusit/ Evakuohen pasagjerët e

Pasagjerët e parë të evakuuar nga anija turistike “MS Hondius”, e prekur nga hantavirusi pranë Ishujve Kanarie në Spanjë, kanë mbërritur në Madrid, ndërsa autoritetet spanjolle kanë nisur operacionin e izolimit dhe monitorimit shëndetësor të tyre.

Grupi i parë përbëhej nga 14 shtetas spanjollë, të cilët u transportuan me një fluturim çarter nga Tenerife drejt kryeqytetit spanjoll, ku do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme në një spital ushtarak. Para nisjes, pasagjerët u pajisën me kostume mbrojtëse dhe iu nënshtruan procedurave të dezinfektimit në pistën e aeroportit.

Autoritetet po organizojnë evakuimin sipas kombësisë së pasagjerëve, ndërsa grupi i radhës pritet të jetë ai i shtetasve francezë. Më pas do të vijojnë fluturime drejt Holandës, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Australisë.

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Mónica García, deklaroi se operacioni po zhvillohet normalisht dhe se deri tani të gjithë pasagjerët në bord rezultojnë pa simptoma.

Anija “MS Hondius” mbërriti në portin e Granadillës në Tenerife një muaj pasi pasagjeri i parë humbi jetën në bord si pasojë e virusit. Autoritetet kanë vendosur masa të rrepta sigurie rreth anijes, ndërsa ekipe mjekësore dhe specialistë të sëmundjeve infektive janë në gatishmëri për çdo emergjencë të mundshme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasagjerët mund të kenë nevojë për vetëizolim deri në 42 ditë, pasi hantavirusi ka një periudhë inkubacioni që mund të zgjasë deri në nëntë javë./K.C/dritare.net