Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin
Friday 12 June 2026, 20:08
Dritare.net

Për të trembëdhjetën ditë radhazi, në Tiranë po zhvillohet protesta kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, si dhe kundër establishmentit politik në vend.
Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur veprimet e ditëve të mëparshme gjatë tubimit 13-ditor.
Ata kërkojnë jo vetëm anulimin e projektit për resortin, por edhe dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, si dhe largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të enturazhit të tyre politik./dritare.net