Protestuesit dhunojnë Nunciaturën Apostolike, ambasadën e Vatikanit në Tiranë
Tuesday 13 October 2026, 21:09
Dritare.net

Protestuesit kanë dëmtuar edhe Nunciaturën Apostolike në Tiranë, përfaqësinë diplomatike zyrtare të Selisë së Shenjtë, Vatikanit, në Shqipëri.
Disa prej tyre u ngjitën mbi kangjellat e godinës, por zbritën pas lutjeve të disa prej murgeshave që ndodhen aty.
Episodi u regjistrua gjatë tensioneve dhe përplasjeve në protestën e sotme, e cila u shoqërua me lëndime dhe shoqërime në polici./dritare.net